Humbën rrugën në zonë të thellë, shpëtohen dy turiste tuniziane në Valbonë

Dy turiste nga Tunizia, të moshave 46 vjeçe dhe 41 vjeçe, duke eksploruar natyrën në zonën e Valbonës, kanë humbur rrugën në një zonë të thellë. Duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, kanë marrë dëmtime të lehta në këmbë dhe në krahë.

Turistet kanë njoftuar policinë rreth orës 16:50 për të kërkuar ndihmë. Menjëherë kanë nisur kërkimet dhe pas 3 orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turisteve, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”.

Turistet janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

15 − 9 =