Holandë / Qëllohet me armë drejt qendrës së kujdesit për fëmijë, dy të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Holandë. Lidhur me ngjarjen policia vendase bënë me dije se dy persona u vranë dhe dy të tjerë janë plagosur kur një burrë hapi zjarr në një qendër për fëmijët me aftësi të kufizuara. Mes viktimave është një vajzë 16-vjeçare, ndërsa mes të plagosurve një 13-vjeçar. Gjithashtu, nga plumbat ka humbur jetën edhe një grua 34-vjeçare.

Incidenti i përgjakshëm ndodhi në objektin e kujdesit Tro Tardi në Albassrdam pranë qytetit të Roterdamit, Holandë rreth orës 11:00 të mëngjesit.

Nga ana tjetër, dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuar një breshëri të shtënash, të cilat i detyruan njerëzit të vraponin për të shpëtuar jetën e tyre. Policia mbërriti dhe arrestoi autorin e dyshuar, i cili u identifikua si 38-vjeçari John S, nga qyteti Oud-Albsas. Policia i gjeti një armë të cilën e sekuestroi.

Së fundmi, mësohet se autori i dyshuar mendohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte një emër i njohur për policinë paso kishte precedentë të mëparshëm penalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

six + 6 =