Gara për kryetar/ Tërhiqet edhe Fatbardh Kadilli

Fatbardh Kadilli është tërhequr nga kandidatura për kryetar të PD-së.

I ftuar në një emision të enjten, Kadilli tregoi se nuk do të heqë dorë nga sfida për ndryshimin e Partisë Demokratike por në këtë rast nuk ka garë.

“Nga sfida nuk heq dorë kurrë, por në këtë rast nuk ka garë. Mbetem i vendosur që në sfidën për ndryshimin e PD të mos heq dorë kurrë. Por në këtë rast nuk ka garë. Unë e bëra garën e ideve, kam arritur një kënaqësi nga materializimi i këtyre ideve edhe në ndryshimet e kuvendit të datës 11 Dhjetor, por rruga është e gjatë dhe idetë mund t’i kontribuoj edhe jashtë kësaj gare”- tha Kadilli.

Më herët edhe Edvin Kulluri ka bërë një hap pas nga kandidatura e tij për kreun e PD.

Zgjedhjet në Partinë Demokratike do të zhvillohen në 22 Maj ndërsa kandidatët mund të të paraqesin kandidaturat e tyre deri më 9 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

five × three =