Ftesa e Escobar, Berisha: Basha u nis për në SHBA, por e zbritën në Romë

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa komentoi takimin dhe deklaratat e ndihmësseskretares amerikane Karen Donfried, tregoi se Lulzim Basha nuk është lejuar të udhëtojë në SHBA.

I ftuar në “Open” në News 24, Berisha tregoi se pas ftesës që i dërguari i SHBA-së Gabriecl Escobar i bëri Bashës për t’u takuar në Amerikë, ky i fundit u nis por nuk shkoi dot. Ish-kryeministri tha se gjatë ndalesave në aeroport, Basha është ndaluar në Romë, dhe prej andej nuk ka mundur dot të ikë drejt SHBA-ve.

Sipas tij, Basha nuk është lejuar jo për shkak se nuk ka vizë, por sepse është ndaluar me ligj.

Pjesë nga biseda:

Berisha: Kam respekt për zonjën se ka karrierë të gjatë diplomatike. Por vetëm nga ana diplomatike, apo njerëzore, duhet të përsëris atë që i kam thënë në dhjetor, Gabriel Escobar, i cili erdhi dhe u taku ame Bashën. Njoftoi Shqiptarët se e pres me kënaqësi takimin me Bashën në Uashington dhe të gjitha këto 1 javë para referendumit për shkarkimin e tij. Në atë kohë i thashë se shqiptarët janë një komb jetë gjatë, dhe nuk i kanë qejf kukullat. Ti ke kukulla, se ke dy vajza. Iku zotëria, tha se do vijë Basha. Ai u nis me Gjekmarkaj, e zbritën. Nuk shkoi dot.

Eni Vasili: Nuk është në Amerikë ?

Berisha: U nis për në Romë, e sigurt. por nuk shkoi dot. Është tjetër FBI dhe tjetër DASH. I kanë ça ligje. Jo vizë ka, por je i ndaluar për ligjin.

Eni Vasili: Pse ka ndaluar në Romë?

Berisha: Kjo është e njohur. Përsëri, servilet i propozuari i Gaz Bardhit si përfaqësues i opozitës. Operacioni kishte vetëm një qëllim, të ndihmojë Qeverinë e Edi Ramës, të fusë Bashën në qeveri me të, dhe unë do e kundërshtoj ame gjithë forcën dhe nuk isha dakord. Nuk kishte qëllim tjetër ky. Fitoren që ta dini ju se kam bazuar te faktori i jashtëm. Nga 97-ta, ka ardhur këtu e gjithë bota e lirë demokratike, me mesazhin që unë duhej të largohesha nga politika. Kjo është e vërteta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 × one =