Finalja e Conference League në Tiranë, Rama: Paska nisur zënia e vendeve

Ka nisur tashmë numërimi mbrapsht për të pritur eventin më të madh futbollistik në Tiranë më 25 maj.

Finalja “Roma”-“Feynord” e UEFA Europa Conference League që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” është vetëm 19 ditë larg, teksa puna për të organizuar një ndeshje të shkëlqyer ka nisur prej kohësh.

Ndërkohë kjo finale ka tërhequr vëmendjen e sportdashësve vendas dhe të huaj.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot një foto të stadiumit ku vihet re një shall i ekipit të “Romës”, njërës prej skuadrave finaliste.

“Paska nis zënia e vendeve”, komentoi Kryeministri Rama.

Për të ndjekur ndeshjen, do ketë një numër të caktuar biletash për çdo skuadër finaliste. Do t’i jepen klubeve dhe më pas ato do të bëjnë procesin e shpërndarjes.

Niveli i organizimit nga UEFA është po i njëjti me organizimin e finaleve të kompeticioneve të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

8 + thirteen =