CHARLES TALIAFERRO: ÇFARË ËSHTË ESTETIKA?

Nga: Charles Taliaferro

Estetika i referohet filozofisë së artit dhe filozofisë të së bukurës. Të dyja fushat, janë të mbushura me debate të diskutueshme dhe interesante nga pikëpamja filozofike.

Në filozofinë e artit, ka qëndrime magjepsëse, si edhe, konfliktuese mbi se ‘çfarë është arti’ dhe ‘përse veprat e artit duhet të jenë kaq shumë të rëndësishme për ne?’. Vetë dallimi ndërmjet ‘artit’ dhe ‘jo-artit’ është sifduar nga filozofët dhe nga artistët.
Dhe kuptimi dhe evolucioni i artit (ose i kritikës së artit) është një fushë kërkimi e vazhdueshme dhe mjaft ngazëllyese. Me këndvështrime të ndryshme mbi rëndësinë e krijmtarisë, origjinalitetit, dhe përmbajtjes etike (nëse një vepër arti promovon seksizëm apo racizëm, a është ai domosdoshmërisht art i keq?). Dhe nëse një vepër e madhe arti duhet t’i qëndrojë testit të kohës.

Reflektimet filozofike mbi të bukurën, ndonjëherë kanë ecur paralelisht me filozofinë e artit. Por ato sjellin me vete një grupe dhe më të gjerë çështjesh.

Sot, shumë artistë, nuk e shikojnë të bukurën si një qëllim parësor. Dhe disa nga veprat më gjërësisht të vlerësuara, duken deri diku të shëmtuara. Për shumë njerëz, gjykimet mbi të bukurën dhe të shëmtuarën, duket se janë një çështje tërësisht të lidhura me shijen.

‘E bukura është në syrin e atij që shikon’, është tani klisheja. E megjithatë, e bukura mbetet një nga temat më të rëndësishme në estetikë, për të gjitha llojet e arsyeve.

Nga pikëpamja historike, shumica e artit është motivuar nga një interes mbi të bukurën. Dhe kjo është në mënyrë të dukshme dhe gjërësisht të përhapur kulturalisht, duke përfshirë jo vetëm perëndimin, por edhe Afrikën, Azinë, dhe Kontinentin Amerikan.

Aktualisht ka një rivalitet me interes filozofik, në rolin e së bukurës në artin sot dhe në etikë. Ne do të marrim në shqyrtim arsyet që qëndrojnë përtej këtij rivaliteti. Në Kapitulli 1 por, shkurtimisht, disa filozofë mund të bien dakord se, e bukura qëndron në syrin e atij që shikon, por pastaj ata propozojnë se ka disa mënyra të të parit, të cilat janë më të besueshme sesa disa të tjera.

Dhe në etikë sot është thuajse e zakonshme që të pranojmë se disa gjykime morale mbështeten në estetikë dhe jo vetëm, për shembull, në shkencë, histori, institucione, dhe kështu me radhë.

Nëntitulli i një libri të kohëve të fundit mbi ‘Etikën Mjedisore’ na thotë: Nga e bukura tek detyra. Ndoshta, ne duke e parë diçka si të bukur, kemi më shumë të ngjarë që ta mbrojmë dhe jo ta shfrytëzojmë atë.

*Shkëputur nga Libri ‘Estetika: Një udhërrëfyes për fillestarët’, nga Charles Taliaferro, OneWorld Oxford, Mbretëri e Bashkuar, 2011.

Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti

ObserverKult

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × 4 =