Bush biesdë virtuale me Zelenskyn: Është ‘Winston Churchill’ i kohës sonë

Ish-presidenti amerikan Geroge W. Bush e ka quajtur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, një “Winston Churchill” të kohëve moderne.

Bush ndau dy imazhe në profilin e tij zyrtar në Instagram, i ulur në një tavolinë konferencash në Qendrës Presidenciale të Texas-it, teksa ka zhvilluar një bisedim me video-call me Zelenskyn.

Në postimin e tij në Instagram, Bush falenderon presidentin ukrainas për guximin që i jep popullit të tij dhe për përkushtimin ndaj lirisë së Ukrainës. Ish-presidenti e ka konsideruar një frymëzim për amerikanët

“Unë isha i nderuar të kaloja disa minuta duke biseduar me Presidentin Zelenskyy – Winston Churchill e kohës sonë – këtë mëngjes. E falënderova Presidentin për udhëheqjen e tij, shembullin e tij dhe përkushtimin e tij ndaj lirisë, dhe përshëndeta guximin e popullit ukrainas. Presidenti Zelenskyy më siguroi se ata nuk do të lëkunden në luftën e tyre kundër barbarizmit dhe dhunës së Putinit. Amerikanët frymëzohen nga guximin dhe qëndrueshmëria e tyre. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me ukrainasit ndërsa ata ngrihen për lirinë e tyre”, shkruan ish-presidenti amerikan në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

eight + 19 =