Boçi: Alibeaj ka tendenca për ta personalizuar mbledhjen, nuk u njoftova

Deputeti demokrat Luçiano Boçi pohoi se nuk është njoftuar dje për mbledhjen grupit parlamentar të thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

I ftuar në MCN Tv, Boçi tha se Alibeaj nuk ia ka komunikuar njoftimin, çka sipas tij, nënkupton se ka tendenca të personalizuara.

“Jemi në situatë paksa kaotike, por dua të sqaroj se kryetari i grupit parlamentar nuk ekziston më sepse Alibeaj është i shkarkuar dhe për mua nuk ka vlerë. Përderisa nuk është respektuar një komunikim kaq njerëzor dhe politik ka tendenca për ta personalizuar”, u shpreh Boçi.

Lidhur me mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD sot pasdite, Boçi tregoi edhe axhendën që do të ndiqet në punime, duke filluar nga zgjedhja e drejtuesve të këshillit e deri te çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri.

“Është e paracaktuar ku komisioni do diskutojë në lidhje me tematikat e mundshme. Zgjedhja e drejtuesit të këshillit kombëtar si dhe procesi i zgjedhjes së presidentit. Dhe grupi parlamentar është i detyruar të zbatojë vendimet e këshillit kombëtar. Vendimet do diskutohen dhe do jenë në bazë të votës dhe ideve të hedhura në mbledhjen e parë. Më pas do kemi zgjedhjen e një përfaqësie. Jam i habitur që sot një javë para votimit të raundit të parë nuk ka emra kandidatë”, tha Boçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

17 − 16 =