Bllako kërkon lirinë, caktohet data dhe gjyqtarja që shqyrton ankimimin

Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako ka kërkuar lirimin nga burgu në Apelin e Gjykatës së Posaçme.

Kjo e fundit bën me dije se kërkesa është depozituar ditën e sotme dhe se do të shqyrtohet në datën 14 maj, në orën 10.00.

Gjyqtarja që do e shqyrtojë kërkesën e Bllakos është Iliriana Olldashi.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, në ngarkim të personit nën hetim A.B. është regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 06.05.2022, me nr. 12 regjistri themeltar.

Sipas shortit të ditës së sotme, kjo çështje do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, në seancën gjyqësore të planifikuar më datë 14 Maj 2022, ora 10:00”, bën me dije GJKKO.

Kujtojmë se Bllako është arrestuar me urdhër të SPAK-ut, pasi akuzohet se ka përfituar rreth 150 milionë lekë të vjetra nga pronari i inceneratorit të Fierit përmes skemave fiktive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

fourteen − thirteen =