Berisha: Do të jem lider i zgjedhur me referendum, unë nuk shpik rivalë

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri me dije se ka dorëzuar dokumentet për të kandiduar për kryetar partie. Kujtojmë që zgjedhjet do të mbahen në datën 11 maj.

I pyetur mbi faktin se nuk ka kundërshtarë në garë, Berisha tha se do të jetë kryetar me garë referendare, ndërsa shtoi se nuk do të ndjekë rrugën e Edi Ramës për të shpikur rivalë.

Në një konferencë për mediat, ai denoncoi fushatën kundër kandidimit të tij, që sipas Berishës është financuar nga “mafia e Soros”.

“Dua të denoncoj fushatën e paimagjinueshme të financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Soros tani edhe të tjerë kundër kandidimit të Sali Berishës.

I kam plotësuar dokumentet. Do i dorëzoj dhe do i drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit, dashurisë, pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre.

Do jem një lider referendar. I zgjedhur me referendum popullor. Nuk ka garë më të fuqishme se kjo. Nëse të tjerë nuk marrin përsipër të kandidojnë për arsyet e tyre, unë nuk jam Edi Rama që shpik rivalë. Unë nuk shpik rivalë. Ajo është fake.

Kush të dojë. Ka një komision. Atëherë mbetet referendumi. Dhe unë me datë 22 Maj nëse zgjidhem, zgjidhem me një referendum të mbarë demokratëve. Nëse nuk zgjidhem i nënshtrohem verdiktit të tyre. Nuk ishte kjo kërkesa ime por natyrisht një zgjidhje referendare më nderon shumë”, tha Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

7 − 4 =