Auron Tare denoncon çështjen e Butrintit: Ekspertët anglezë nuk kanë pasur asnjë kontakt me specialistët shqiptarë

Historiani Auron Tare ka reaguar për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit. Çështje e cila ka shkaktuar jo pak debat në vend.

Në një reagim në Facebook , Tare shprehet se nuk ka pasur asnjë kontakt nga ekspertët anglezë me specialistë shqiptarë.

Ndër të tjera ai ka renditur disa nga emrat e ekspertëve me të cilët sipas tij duhet të thirreshin nga Ministria për të komunikuar rreth kësaj çështje, përpara  se të vendosnin për menaxhimin e Butrintit.

Postimi i plotë:

Duke falenderuat Ministrine e KULTURES per kete komunikim shume konciz mbi konsultimin e specialisteve angleze me eksperte shqiptare. Do te deshiroja to shtoja edhe keto fakte. EKSPERTET angleze te Prince&Pearce gjate punes se tyre per pregatitjen e Planit te Manaxhimit te Butrinti nuk kane marre asnje kontakt me.

AURON TARE – Perfaqesues i Fondacionit BUtrinti 1995 -2000. Nje nga themeluesit e Parkut Kombetare te Butrintit dhe Drejtues i Pare 2000 – 2005

Dr. YLLI CEROVA Drejtor i Parkut Kombetar te -Butrintit. Tetor 2005 – 2008

RAJMOND KOLA 2008-2014

GjERGJI MANO 2014 -2018 – takim kortezie ne nje kafe te Sarandes

PANDI ZHONGA 2018-2019 i perfshire ne konsultime

ERI SULO emeruar pas Hartimit te Planit te Manaxhimit dhe jo i perfshire ne Konsultime.

Arkeologji

Prof. Neritan Ceka autor i germimeve arkeologjike ne Butrint, ish Drejtor i Institutit te Arkeologjise autor i dy librave mbi Butrintit. 1970 -present

Prof. Apolon Bace ish Drejtor i Institutit te Monumenteve autor i restaurimeve ne Butrint, autor i botimeve mbi Butrintin. 1980 present

Prof Gjerak Karaiskaj autor i restaurimeve ne Butrint 1980 present dhe autor i te vetmit liber mbi Fortifikimet e Butrintit.

I ndjeri Dr Kosta Lako autor i nje seri germimesh mbi dy dekada ne Butrint.

Prof. Aleksander Meksi autor i restaurimeve dhe botimeve mbi BUtrintin

Po e shkruaj kete me synimin qe te shtohet ne postimin e Ministrise si FAKT

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × one =