Shqipëria jep 1 mln euro për Ukrainën, Rama nga Varshava: Jemi të parët që hapëm dyert

Shqipëria do të japë 1 milionë euro ndihmë për Ukrainën. Kështu bëri me dije kryeministri Edi Rama, i cili është i pranishëm në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën, e cila po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar faktin se Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka hapur dyert për ukrainasit.

“Ne kemi qene nder te paret qe kemi kontribuuar per armatimin e ushtrise ukrainase dhe kemi adoptuar cdo mundësi për t’i dhënë lejuar popullsinë urkainase te vije ne vendin tone per periudhen qe do u duhet dhe qe duan.

Shqipëria po kontribuon me 1 milion euro edhe pse e dimë që kjo nuk do të ndryshojë fatin e luftes por ne jemi shumë të nderuar që jemi këtu. Ne do bëjmë më të mirën tonë për popullin ukrainas. Shpresa jonë është ajo që duan të gjithë: fundi i luftës e të shohim paqen të vije sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Rama në konferencë.

Dy ditë më parë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dha një mesazh në Kuvendin e Shqipërisë, ku kërkoi që të mbyllen dyert për rusët dhe anijet e tyre. Rama u shpreh se kjo do të ndodhë nëse e vendos BE-ja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one × three =