“Rithemelimi” thërret Këshillin Kombëtar, nesër përcaktohet qëndrimi i PD

PD do të mbledhë nesër në orën 18.00 Këshillin Kombëtar. Lajmin e bëri me dije deputeti Edi Paloka në një konferencë për mediat nga selia blu.

Kujtojmë se anëtarët e Këshillit u zgjodhën në Kuvendin që u mbajt ditën e shtunë. Në mbledhjen e Kuvendit do të diskutohet për çështjen e Presidentit të ri.

Paloka theksoi se vetëm Këshilli mund të përcaktojë qëndrimin e PD-së, për këtë çështje. Kujtojmë se deputeti Enkelejd Alibeaj edhe pse është shkarkuar nga funksionet është konsultuar me përfaqësues nga PS për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Alibeaj ka thirrur edhe mbledhjen e grupit sot, ndërsa “Rithemelimi” thekson se, ai nuk ka asnjë tagër të veprojë në emër të gjithë demokratëve, duke i konsideruar nul veprimet e tij.

“Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit ka vendosur thirrjen e mbledhjes së këshillit kombëtar të PD-së nesër në 6 maj në orën 18:00. Qëllimi i mbledhjes përveç konstituivit është edhe përcaktimi i një qëndrimi politik të PD-së lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Bazuar në nenin 44 të statutit mbledhja duhej mbajtur brenda 5 ditëve, por për shkak të natyrës urgjente të çështjes që trajtohet Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi që mbledhja të mbahet nesër.

Këshilli Kombëtar është i vetmi organ që mund të përcaktojë qëndrimin e unifikuar të PD-së lidhur me një çështje të rëndësishme politike siç është ajo e zgjedhjes së Presidentit, pasi në bazë të statutit, edhe të vjetrit, edhe të riut, Këshilli Kombëtar është organi më i lartë që drejton veprimtarinë e PD-së në periudhën mes dy kuvendeve”, deklaroi Paloka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

11 + 16 =