Rinasi me dy korsi/ Balluku: Në Veri duhen këto dy rrugë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka inspektuar rrugën e Rinasit, ku tha se qarkullimi i automjeteve do të kthehet me dy sense lëvizjeje.

Ajo tha se situata e krijuar me një sens lëvizje do të ishte e përkohshme, deri në përfundim të rrugës së re, e projektuar për në muajin korrik.

Balluku tha se ka fluks të shtuar në këtë segment rrugor, e kësisoj, i bëri thirrje drejtuesve që vijnë nga Veriu i vendit të përshkojnë 2 akse alternative, si kthesën e Kamzës dhe atë të urës së Vorës.

“Nga studimi që kemi bërë, ndërkohë që behej gara për Aeroportin e Vlorës të dhënat i kemi marrë nga Aeroporti i Tiranës. Çdo qytetar që udhëton shoqërohet nga 2.5 persona të tjerë. Sot trafiku, në fillim të muajit maj dhe në fund të muajit prill ka pasur trafik të shtuar. Në Rinas ngrihen 104 avionë në ditë, që do të rriten më shumë gjatë verës. Janë më shumë se 15 mijë udhëtarë gjatë ditës. Nëse do e shumëzonin me 2.3 numrin e qyqarëve që përcjellin pasagjerët, fluksi shkon rreth 30 mijë pasagjerë që i afrohen aeroportit. Këto janë fakte që kanë ndikuar në rritjen e fluksit. Kemi parë se nga vjen fluksi. 

Element i shtuar është edhe Universiteti Epoka ku parkojnë rreth 500 makina në ditë. Pra jo rrugë është ndërtuar nga koncensionari vetëm për të aksesuar Aeroportin e Rinasit. Kjo rrugë është në shfrytëzim për Aeroportin e Rinasit. Këtu, udhëtarët humbën avionët e tyre dhe patëm ankesa. Edhe ankesat nga komuniteti janë të kuptueshme. 

Detyra jonë është që të akomodojmë shqetësimet e banorëve të zonës, por edhe pasagjerëve. Ndërkohë ajo që kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve është që të përdorin dy akseset e tjera. Mos e frekuentoni rrugën e Rinasit, që sot rikthehet me dy korsi. Automjetet që i drejtohen Veriut duhet të përdorin rrugën te kthesa e Kamzës dhe Vorën. Edhe njëherë theksoj që gjithçka zgjidhet nëse ka bashkëpunim. Ata që i drejtohen Veriut të përdorin kthesën e Kamzës dhe Vorën. Përdorni dy daljet e tjera, atë që del në drejtim të Kamzës dhe atë që aksesohet nga ura e Vorës”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

2 + 7 =