Mesazhet e kancelarit gjerman Olaf Scholz me rastin e takimit me kryeministrin e Kosovës

Nga Enver Robelli
■ Gjermania dhe Kosova janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe këtu Scholz nënvizoi faktin se në Gjermani jetojnë 400 mijë qytetare dhe qytetarë me origjinë kosovare.
■ Gjermania është investitori më i madh bilateral në Kosovë.
■ Scholz i shprehu “respekt të madh” Kosovës për qëndrimin e qartë ndaj agresionit rus kundër Ukrainës dhe bartjen e sanksioneve kundër Moskës.
■ Sipas Scholz, të gjitha vendet e Ballkanit duhet të jenë pjesë e BE-së – “natyrisht” edhe Kosova. Scholz tha se Gjermania e ka përkrahur me të gjitha mundësitë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen. Berlini ka paralajmëruar se do të mbështes anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
■ Scholz tha se rëndësi të madhe për hyrjen në BE ka luftimi i korrupsionit dhe forcimi i sundimit të ligjit, “të cilin qeveria e Kosovës e ka në fokus të punës së saj”. Sipas tij përparimet në këtë drejtim nuk arrihen menjëherë, por “janë qendrore që njerëzve, e sidomos të rinjve, t’u ofrohet një perspektivë dhe shanse në vend”.
■ Kursin reformator të qeverisë së Kosovës Scholz e quajti “mbresëlënës”.
■ Scholz paralajmëroi vizitë në Prishtinë.
■ Kancelari Scholz u pyet nga një gazetar mbi idenë e “shkëmbimit të territoreve” mes Kosovës e Serbisë. Ende pa e përfunduar pyetjen gazetari, Scholz tha: “Kjo nuk është fare në rend të ditës dhe askush nuk e diskuton këtë”.
■ Scholz tha: “E kam inkurajuar Albin Kurtin të luajë rol konstruktiv në negociatat (me Serbinë)”. Përkthyer në gjuhën jodiplomatike: Kosovës i kërkohen lëshime e kompromise ndaj Serbisë.
■ Scholz paralajmëroi se do të angazhohet brenda BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

9 + 16 =