Mbledhja e Grupit të PD, Salianji: T’i jepet fund protagonizmit personal! Deputetët të ulen dhe dhe të zgjidhin krizën

Deputeti demokrat Ervin Salianji i është bashkuar mbledhjes së Grupit Parlamentar të thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në një prononcim për mediat para mbledhjes së Grupit Parlamentar, Salianji ka akuzuar se disa deputetë kërkojnë ta ndajnë Partinë Demokratike në 2 pjesë.

Salianji tha se ka folur edhe me Grupin e Rithemelimit që edhe ata të ishin pjesë e mbledhjes, pasi është e palogjikshme që PD të vijojë të jetë në krizë.

“Prej muajsh mbledhjet e grupit janë kthyer në një përpjekje për protagonizëm, duke mos i lënë fokusin e duhur diskutimit të deputetëve për t’i dhënë zgjidhje krizës në të cilën është PD. Siç e ka zhvendosur fokusin nga përballja me qeverinë dhe nga reformat kryesore Territorialen dhe zgjedhore.

Grupi duhet të hyjë një ulli të duhur, kryesia duhet të mblidhet në mënyrë për përhershme. Të gjithë deputetët duhet te ulen dhe tu japin zgjidhje krizës, për shkak të ndarjes në palë dhe të mos e shpërndajmë fokusin nga ajo që është objektivi kryesor i PD lufta kundër Edi Ramës. Do bëjmë çdo përpjekje që grupi parlamentar të funksionojë si i tërë”, tha Salianji.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

14 + 16 =