Lufta godet ekonominë gjermane, eksportet bien me 4.7%

Lufta në Ukrainë ka tronditur ekonominë globale, por pasojat më të rënda janë në Europë. Edhe superfuqia ekonomike, Gjermania ka nisur të ndjejë pasojat.

Dërgesat industriale gjermane kanë rënë me 4.7 për qind në mars, krahasuar me muajin paraprak, u tha në të dhënat e agjencisë federale të statistikave Destatis.

Kjo rënie ishte një tregues i “qartë” i ndikimit që lufta në Ukrainë po ka në ekonominë gjermane, tha Ministria gjermane e Ekonomisë përmes një deklarate.

“Rritja e pasigurisë reflektohet në më shumë mungesë të dërgesave, veçmas në shtetet që nuk janë në Eurozonë”, tha ministria, sipas Rel.

Dërgesat e huaja jashtë Eurozonës ishin 13.2 për qind në mars, ndërkaq kërkesa jashtë bllokut evropian u rrit me 5.6 për qind.

Porositë brenda vendit shënuan një rënie prej 1.8 për qind.

Rënia më e madhe është shënuar në mallrat kapitale, që përdoren nga kompanitë për prodhim. Dërgesat e mallrave kapitale shënuan rënie për 8.3 për qind.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

16 − sixteen =