Kurti pas darkës me Vuçiç: Duhet të distancohet nga Milosheviçi dhe Putini

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi dje një darkë pune me presidentin Serb Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e Miroslav Laçakut.

Por takimi nuk ka sjellë asnjë përparim rreth dialogut midis dy vendeve. Kurti, i cili ka folur pas darkës në televizionin publik të Kosovës, ka thënë se qendrimet e presidentit serb janë të vjetra.

Gjithashtu ka shtuar se Vuçiç duhet të distancohet nga Milosheviqi e Putini. Kurti ka thënë prerë se nuk pranon dialog pa njohje reciproke.

“Qëndrimet e presidentit të fqinjit tonë verior janë të vjetra dhe insistimi im është natyrisht për një marrëveshje që natyrisht është e obligueshme, normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, duke pasur në qendër njohjen reciproke, mirëpo në këtë aspekt nuk mund të them se ka përparim, pra nuk ka distancim nga Milosheviçi, nuk ka distancim nga Putini, përveçqë ka qëndrime të vjetra, ka edhe sjellje të çrregullta”, ka thënë Kurti.

Kurti ka konfirmuar se takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të mbahet më 13 maj në nivel të kryenegociatorëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

14 + 5 =