Kapen 500 kg kokainë me vlerë 45 mln euro, vendi ku fshihej do t’iu habisë

Më shumë se 500 kilogramë kokainë u gjetën nga autoritetet zvicerane në një kontejner me kokrra kafeje të destinuara për një fabrikë Nespresso në Romon, në Zvicrën perëndimore.

Sipas policisë, kompania e kafes Nespresso informoi të hënën mbrëma se punonjësit e fabrikës së saj gjetën pluhur të bardhë gjatë shkarkimit të qeseve me kokrra kafeje që sapo kishin ardhur nga Brazili.

Nga analizat laboratorike rezultoi se bëhej fjalë për kokainë.

Pas një kontrolli në pesë kontejnerë të tjerë që kishin mbërritur po atë ditë, u sekuestruan më shumë se 500 kilogramë drogë.

Sipas policisë, kokaina e sekuestruar ishte “e pastër” në më shumë se 80% dhe vlera e saj shkon deri në 50 milionë franga zvicerane (48 milionë euro).

“Duket se droga ishte e destinuar për tregun europian ”, sipas policisë.

“Kjo substancë nuk ka rënë në kontakt me asnjë nga produktet ose pajisjet tona që ne përdorim ,” tha Nespresso në një deklaratë, duke siguruar publikun se ” të gjitha produktet e kompanisë janë të sigurta për përdorim dhe konsumim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

four × 3 =