INSTALACION apo AKSIDENT? FANTAZI apo PAPERGJEGJSHMËRI? ART apo  PERGJEGJËSI MORALE LIGJORE?

Xhovalin Delia
Te ekzaltuar nga një imazh i pazakontë, të parët që u hodhëm në ujërat e pista të Lanës, per te gjetur “gurin” që një shofer, ( i paaftë, i papërgjegjshëm o i dehur) qenë artistët artistët, të cilët, ekzaltuar nga “rastësia” (që rastësi nuk ishte), kërkonin “vlerën artistike” të marrëzisë së një shoferi të pa përgjegjshëm. Madje me aq zell e pasion sikur të ishte vërtetë një vepër arti, e sikur secili të ishte bashkëautor INSTALACIONIT/KRIMIT, që krejt rastësisht e per fat ndaloi me “Happy End”.
Në fakt, JEMI TË GJITHË BASHKËAUTOR të AKSIDENTIT në Lanë. Të parët ne artistët mendje lehtë e të papërgjegjshëm, që të egzaltuar nga forma e harruam se pas asaj forme “të rrallë” ishte një “bukuri që vret” dhe është/janë njerëz,(shoferë, mësues, doktorë, policë, qeveritarë) të papërgjegjshëm që kanë marrë e marrin jetë njerëzish.
Komentet e disa artistëve ku shkruanin:
” këtu të gjithë shoferët e autobuzëve pinë” … është per të qeshur e për të qarë”, më përmendën. Më nxorrën nga fantazirat estetike artistike të artit postmodern. Ndërsa, disa foto që më mbërritën nga vëndi i AKSIDENTIT, ku shihej shkatrrimi e rrënimi,.ma fikën “çudinë” e imazhit të pazakontë. Më morën për dore si fëmijë, e më bënë të shoh përtej “urës së kukullave” të artit e të estetikës. Kuptova se nuk ishte një fenomen artistik por çështje jetike.
Të them të drejtën mu skuq fytyra e u mbulova në djersë nga sikleti, ndonëse qysh në krye të herës kam qenë ironik e kritik me shumë artistë e artdashës që AKSIDENTIN MORTAL e pagëzuan “vepër arti” dhe papërgjegjësisë morale qytetare e ligjore e kategorizuar në shprehje artistike”instalacion”, madje 3dhe “atraksion turistik”.
Mor po, kaq mendjelehtë e të papërgjegjshëm paskami qenë? – thashë me vete.
Ndjesë bashkëqytetarë shqiptarë! Bashkohem me tronditjen tuaj para atij imazhi sa sugjestiv, (kur nuk i njeh background-in) dhe aq makabër e vdekjeprurës kur mëson se autobusi mbi lanë nuk është vepër arti por pasojë e një AKSIDENTI, që mund të kishte marrë jetë njerëzish e MBI TË GJITHA, që na PARALAJMËRON e KËRCËNON JETEN çdo ditë e çdo dekik në rrugët e Tiranës e gjithë Shqipërisë.
“…jam i sigurt që instalacioni jonë më i bukur në botë, do të bëhet atraksion për turizmin” – komentonte dhe një tjetër mik në fb.
Miq të dashur, nëse mendojmë se turizmin do ta tërheqim me ” INSTALACIONE”, produkte të aksidenteve që shofereve të paaftë, te dehur e te pa pergjegjeshëm në mes të Tiranës, te jeni të sigurt që turizmi jonë ka dështuar pa filluar…
Pse, sepse, turistet, kur vinë në Shqipëri, para se të marrim autobusin për të vizituar autobusin/Instalacion aksidentalisht të instaluar, do të donim para së gjithash të kishim të sigurtë jetën. Pra do mendohen dy herë para se të presin biletën per në një vend ku papërgjegjshmëria është kulturë jetese. Ku jo vetëm qeveria por edhe një shofer autobusi urban”të çon për lesh”.
Konkluzioni: – miq të dashur, përsëris, autobusi ndaluar per “mrekulli” mbi lanë, nuk është Instalacion, aq më pak vepër arti, por thjeshtë AKSIDENT I RËNDË i cili do dënuar e nga i cili do mësuar. E per të mos harruar, mbase autobusi INSTALUAR mbi Lanë, mund të rri aty ku “rastësia”e ka ndalur, jo si vepër arti por si dëshmi e papërgjegjësisë civile e ligjore që për fat të keq është kulturë pune e jetese në shoqërinë tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

19 − eleven =