Grida Duma shkon për ngushëllim në familjen e 31-vjeçari, PD e Kavajës e sulmon : Kjo show girl e famshme…

Ka qenë e pritshme përfshirja e politikës, më saktë e opozitës, në vdekjen e një 31-vjeçari në Komisariatin e Kavajës.

Ilvi Meta, i arrestuar nën akuzën e vjedhjes, raportohet se u vetëmbyt në qeli, një rast që në fakt ka çuar dhe në ndalimin e tre efektivëve, pasi ka plot hije dyshimi se si ka ndodhur kjo.

Ka qenë deputetja Grida Duma e cila ka rendur drejt të atit të të ndjerit, duke u takuar e folur me të.

“Unë e di që jeni të shokuar tani, jam e bindur që ke mpirje dhe s’di çfarë të thuash përpara por gjëja më e dhimbshme për ju dhe familjarët tuaj është që ju jeni në terr dhe errësirë totale se çfarë ka ndodhur me djalin.

Në institucionet e drejtësisë ku jeta duhet të jetë totalisht e sigurt deklarohet që ka bërë vetvrasje që në këtë moment është një problem i madh. Se atje ku jeta duhet të jetë e sigurt më shumë se kudo ndodh vetvrasja.

Që ju keni  të drejtë absolute jo vetëm të kërkoni drejtësi por të kërkoni transparencë kjo është arsyeja e parë që në një ngjaje të tillë tronditëse se është humbje jete.

Ne jemi këtu të gjithë dhe do të kërkojmë deri në minutin e fundit dhe në çdo gjë transparencë qartësi kudo. Dhe ne jemi këtu do ta kërkojmë ne bashkë me ju Partia Demokratike, ne të gjithë, në të gjitha instancat….”, tha Duma.

Por kjo gjë s’i ka pëlqyer gjysmës tjetër të PD-së, asaj të udhëhequr nga Berisha.

 “Show-girl e ‘famshme’ Grida Duma shfaqet me ne fund ne Kavaje!

Por i mungonte shkopi per te bere video live ne shtepine e te ndjerit Ilvi Meta.

Shfaqjet e Grides nuk perfaqesojne Partine Demokratike!”, shkruan dega demokrate Kavajë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two × 1 =