Gazment Bardhi: Nuk vendos Jozefina, Rudina dhe Murrizi në Këshillin Kombëtar

Gazmend Bardhi është shprehur se PD-ja po sulmohet që mos marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të ri.

Gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar,  Bardhi ka deklaruara  se duhet të propozohen kriteret dhe procedurat, për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ndër të tjera Bardhi është shprehur se në Këshillin Kombëtar nuk vendos as Jozefina Topalli, as Rudia Hajdari e as Murrizi, raporton  gazetari i ABC , Juxhin Mustafaraj.

“Të propozojmë kriteret dhe procedurat. Ne duhet te vazhdojmë me opozitën. Dhe mos të kompleksohemi se një grup i Berishës na sulmon. Ne nuk ju përgjigjemi me të njëjtën gjuhë për të ruajtur PD-në. Ne jemi ruajtur mos ta përçajmë PD.

Na sulmojnë sot që mos të marrim pjesë te presidenti. Ata qe deri dje thonin perse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qene pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh parlamenti. Dhe vendos grupi parlamentar. Nuk vendos Jozefina Rudina dhe Murrizi, në Këshill kombëtar. Ata që deri dje sulmonin PD-në”, është shprehur Gazmend Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

9 + ten =