Cfarë po ndodh me urbanët e Tiranës ? I radhës përplaset me rrethrrotullimin

Që pas aksidentit të para pak ditëve më parë, urbanët e Erion Veliajt në Tiranë mesa duket i ka zënë “syri i keq”. Ditën e sotme një tjetër autobus ka shfaqur probleme dhe kësaj here është i linjës që shkon drejt Qytetit Studenti është ‘ngulur’ në rrethrrotullim. Në foton e mëposhtme shihet se si drejtuesi i autobusit nuk e ka parë fare që në rrugë kishte një rrethrrotullim dhe ka kaluar përmes tij. Por, pengesat, kanë bërë që mjeti urban të ndalet.

Kujtojmë se një ditë më parë u aksidentua një tjetër autobus. Gjithashtu më herët është raportuar edhe për tre aksidente të tjera, një që u përplas me stacionin, një tjetër që e shtynin qytetarët dhe rasti thuajse tragjik. Autobusi që ra në lumin Lanë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 − one =