Komisioni i Rithemelimit dënon sjelljen e deputetit Enkelejd Alibeaj, për të cilin thotë se është vendosur në shërbim të qeverisë, sa i përket çështjes së Presidentit të ri.
Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo ka reaguar mbi mbledhjen e grupit, që Alibeaj ka thirrur sot pasdite.
Duke theksuar se Alibeaj nuk mban asnjë funksion në parti, Garo shtoi se po përfshihet “në farsën e turpshme të Ramës”.
Akte të paligjshëme dhe fyerje të demokrtaëve, i ka konsideruar Garo sjelljet e Alibeajt.
Në një konferencë për mediat nga selia blu, ajo tha ndër të tjera se: Alibeaj e cilido merr pjesë ne farsën elektorale të Ramës përdasëson veten e problemet e tij, kurrsesi opozitën shqiptare. Po përpiqet të zgjedhë nën dorë presidentin e Ramës ose më së paku ta legjitimojë atë përkundrejt ndonjë pazari të tij.
Thirrja nga ana e deputeti Alibeaj me porosi të Ramës e mbledhjes së grupit parlamentar është një fyerje e rëndë për të gjithë demokratët e një akt i paligjshëm.