Arrestohen dy persona në Fier, shpërndanin heroinë

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier, pasi u kapën nga policia teksa shpërndanin lëndë narkotike heroinë.

Në pranga janë vënë shtetasit me inicialet L. G., 36 vjeç, banues në Daullas, Fier dhe M. B. alias K. B., banues në Levan, Fier, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “1 Maji”, duke shitur lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjetin tip “Benz”, me të cilin ata qarkullonin, janë gjetur një sasi me lëndë narkotike heroinë e ndarë në doza gati për shitje, një sasi me kokrra metadoni, një armë gjahu dhe një sasi parash, të cilat u sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

sixteen − five =