Alibeaj: Nesër nuk ka mbledhje të Këshillit Kombëtar, nuk dua t’i hedh drru zjarrit që djeg demokratët

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka komentuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit për ditën e nesërme.

Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se nesër nuk ka mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Sipas tij, Partia Demokratike i ka institucionet e veta dhe se nuk preferon të komentojë mbi struktura paralele.

“Është e mira që ta shihni tek të gjitha mbledhjet e grupit parlamentar. Nuk janë deputetët e PD-së, dele. S’kanë për të qenë të tillë. Kuorumin dhe shumicën e di mirë. Nëse s’janë sigurisht që s’janë. Këshillin Kombëtar i PD-së? Këshilli Kombëtar i PD-së nuk ka mbledhje nesër. Jo. 

PD i ka institucionet e veta, ka kryesinë e saj, ka Këshillin Kombëtar të saj. Ka Kuvendin e saj, e ka të regjistruar. Institucionet paralaele nuk ekzistojnë. Sjellja ime dhe të tjerëve. Nesër jo nuk ka mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së. Nuk dua që t’i hedh drru zjarrit që djeg demokratët” – tha Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

sixteen − 7 =