A do të pranoni një President nga opozita? Balla sulmon sërish Metën

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për Presidentin e ri, ndërsa ka vijuar sulmet ndaj Ilir Metës.

Në një prononcim për mediat nga qyteti i Fierit, Balla tha se duhet një president që të pranohet nga të gjithë shqiptarët. I pyetur nëse do të pranojë një President nga opozita, ai tha se Ilir Meta që u zgjodh nga radhët e saj, ishte shembulli më i keq.

Kujtojmë se socialistët kanë zgjedhur të konsultohen me Enkelejd Alibeajn, i cili sipas vendimit të gjykatës dhe nga votat e demokratëve është shkarkuar nga çdo funksion në parti dhe është vetëm deputet.

“Mendoj se një president nga opozita, sikurse ishte Ilir Meta, ishte zgjedhja më e gabuar. Sikurse ne e kemi thanë që nuk duam një president nga PS. Mendoj një president i mirë duhet të jetë një president që të pranohet nga të gjithë shqiptarët, sepse kështu e ka përcaktuar Kushtetuta, Presidenti përfaqëson unitetin e popullit. Besoj i keni ndjekur sondazhet. Një president që ishte udhëheqës i një partie të opozitës ishte udhëheqësi më i keq në 30 vite”, tha Balla.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

19 − 1 =