Zgjedhja e Presidentit të ri, Alibeaj kundër PS: Propozon fillmin e procesit

Ka nisur Konferenca e Kryetarëve për zgjedhjen e Presidentit të ri. Që në nisje, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj është shprehur kundër raundit të parë të bisedimeve më 10 maj, propozuar nga socialistët.

Demokrati kërkoi që procesi të nisë më 24 maj ashtu sikurse e cakton edhe Kushtetuta. Alibeaj  u shpreh se nuk është dakord me propozimin e maxhorancës pasi procesi për zgjedhjen e Presidentit duhet të synojë edhe mirinformimin e politikës.

“Të caktohet dhe të procedohet me fillimin e procedurave për presidentin e ri dhe për caktimin e raundit të parë. Unë do kisha këto sugjerime. Së pari; përfaqësues të opozitës marrin pjesë në këtë proces, duke qenë si detyrim kushtetues edhe ndaj publikut, shqiptarëve, detyrim që nuk duhet t’i shmangemi. Propozimi juaj është që sot data 4 maj, të konsiderohet si momenti kohor i fillimit të procesit të zgjedhjes së presidentit, dhe për rrjedhojë të jetë data 10, data e raundit të parë të votimit. Nuk jam dakord. Do të doja t’ju vija në dijeni juve se përse. Procesi i zgjedhjes së presidenti, është proces që duhet të jetë në shërbim të publikut. Është proces që zhvillohet për shkak të parashikimeve kushtuese, që zhvillohet trendi politikës, por duhet ti shërbeje publikut. Duhet të bëjmë zgjedhjet tona që publiku të jetë i mirinformuar. Për këtë arsye unë sugjeroj që si datë, si moment i shartimit të procesit në 24 maj. Besoj që do të duhet ta krijojmë këtë traditë që Konferenca e Kryetarëve pavarësisht propozimeve që i vijnë duke respektuar gjithmonë afatet Kushtetuese. Afati i fundit është 24 maj. Kushtetuta thotë që procesi do të duhet të thuhet të fillojë së paku në 24 maj”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one + 2 =