Zelensky thotë se është kundër shndërrimit të luftës në Ukrainë në një ‘konflikt të ngrirë’

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “nuk do të pajtohet me një konflikt të ngrirë” me Rusinë, tha ai gjatë një fjalimi video në Samitin e Këshillit të CEO-ve të Wall Street Journal, raporton BBC.

Konfliktet e ngrira janë zona të paqëndrueshmërisë së vazhdueshme, të cilat Rusia është akuzuar më parë se i përdor në avantazhin e saj.

Zelensky thotë se marrëveshjet e mëparshme me Rusinë si Minsk-1 dhe 2, të cilat synonin t’i jepnin fund konfliktit në rajonin e Donbasit të Ukrainës, “ishin shkelur” nga Rusia dhe “nuk ishin serioze”.

“Ukraina definitivisht nuk do të hyjë më në një moçal të tillë diplomatik”, ka thënë Zelensky.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

20 − seven =