Twitter teston Circle, një opsion postimesh për ‘njerëzit e përzgjedhur’

Twitter ka filluar testimin e opsionit “Circle” i cili lejon postime për një grup “më të vogël” njerëzish deri në 150 persona.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, opsioni “Circle” (Rrethi) është i ngjashëm me listën e miqve të ngushtë në Instagram.

Kështu, kur një përdorues bën një postim vetëm për “Rrethin” e tij, vetëm një grup i zgjedhur njerëzish mund t’i shohin dhe t’u përgjigjen postimeve.

Dhe Twitter ka tashmë një faqe të re të Qendrës së Ndihmës që shpjegon gjithçka rreth opsionit/listës së “Rrethit”. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

1 × four =