Thatësira më e rëndë në dekada shkatërron jetën e komuniteteve nomade të Etiopisë

Thuajse prej një viti nuk ka rënë shi në Hargududo në juglindje të Etiopisë, ku kufoma dhish, lopësh e gomerësh shihen pranë kasolleve të fshatarëve nomadë.

Thatësira më e rëndë në disa dekada në rajonin e Bririt të Afrikës, po çon rreth 20 milionë njerëz drejt vdekjes nga uria, sipas OKB.

Një mënyrë e vjetër jetese në shkretëtirë është duke u shkatërruar, teksa fëmijët nomade po vuajnë nga kequshqyerja dhe familjet po shkatërrohen.

Prilli këtu duhet të ishte një nga muajt më të lagësht të vitit, por ajri në Hargududo është i nxehtë ndersa toka është e pluhurt dhe e shkretë.

Shumë nga kafshët që zotëronin rreth 200 familjet gjysmë-nomade të fshatit, janë shuar tashmë.

“Ata që kishin më parë 300 dhi para thatësirës tnai kanë vetëm 50 apo 60. Ndërsa të tjerëve nuk i ka mbijetuar asnjë,” tha për AFP, fshatari 52-vjeçar Husein Habil.

E njëjta histori tragjike po shihet edhe në zona të gjera të jugut të Etiopisë dhe në Kenian e Somalinë fqinje.

Vëmendja e mediave në Etiopi është e fokusuar në krizën humanitare dhe konfliktin në veri, mes forcave qeveritare dhe rebelëve Tigray.

Në atë rajon 9 milionë njerëz janë në nevojë emergjente ushqimi.

Mungesa e pashpejguar e reshjeve ka vrarë deri tani 1.5 milionë krerë bagëti, shumicën në rajonin e Somalisë, duke evidentuar gjendjen  alarmuese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

seven − two =