Shpërthen në flakë mjeti në tunelin e Kërrabës/ Bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan

Shpërthen në flakë një automjet në tunelin e Kërrabës.

Ngjarja ka ndodhur në tunelin ku automjetet lëvizin në aksin Tiranë-Elbasan.

Në vendin e ngjarjes shihen shtëllunga tymi që dalin nga hyrja dhe dalja.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.

Zjarrfikësit po përpiqen të fikin zjarrin, ndërsa policia po normalizon trafikun.

Si pasojë e zjarrit në tunel, është krijuar varg i gjatë automjetesh qëlëvizin nga Tirana në drejtim të Elbasanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

8 + six =