Shitja e Chelsea në kolaps, ‘blutë’ e Londrës rrezikojnë përjashtimin

Chelsea rrezikon t’i thotë ‘lamtumirë’ Premier League-s, nëse shitja e ‘bluve’ të Londrës dështon.

Një artikull i The Sun tregon se kolapsi u shkaktua pasi pronari i Chelsea Roman Abramovich u sanksionua si oligarku më i afërt i Vladimir Putin, pas luftës ruse në Ukrainë.

Në të kaluarën, Abramovich i huazoi klubit 1.6 miliardë paund përmes Camberley International Investment me bazë në Jersey.

Megjithëse bashkëpronari i LA Dodgers, Todd Boehly është ofertuesi i preferuar, ekziston rreziku që bisedimet të mbyllen dhe çdo marrëveshje të bllokohet. Edhe pse fillimisht tha se nuk donte kthimin e parave, kjo duket se ka ndryshuar, pasi ai tani kërkon që borxhi t’i kthehet kompanisë mëmë të Chelsea, Fordstam.

Megjithatë, kjo do ta bënte atë të fitonte një pjesë të konsiderueshme të fondeve të shitjes, të cilat qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka përsëritur se nuk do t’i pranojë për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj miliarderit rus.

Chelsea-t i është bërë e qartë se licenca e operimit të klubit zgjat vetëm deri më 31 maj.

Marrëveshja e blerjes duhet të jetë e pranueshme për Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe duhet të sigurojë që Abramovich të mos fitojë para prej saj.

The Sun raporton se nëse marrëveshja nuk përfundon deri në atë datë, atëherë ekziston një mundësi reale që Chelsea të përjashtohet nga pjesëmarrja në Premier League 2022/23.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

ten − 8 =