Presidenti i ri/ Mediu kërkon përfshirjen e të gjithë deputetëve, Balla kushtin e PS-së

Konferenca e Kryetarëve ëshët mbledhur për zgjedhjen e Presidentit të ri. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu propozoi që në proces të përfshihen të gjithë deputetët, ndërsa nënvizoi se Presidenti i ri duhet të jetë mbi palët.

“Ky është një proces që duhet të përfshirë të gjithë trupën e deputeteve të Kuvendit. S’ka autoritet dhe as individë të caktuar apo parti të veçuara, por të gjithë të jenë të përfshirë. Propozimi im i parë, pasi është me rëndësi, është që të arrijmë në një marrëveshje që të kemi një president që të jetë mbi palët. Ndaj mendoj që të konsiderojmë dhe deputetët dhe grupet parlamentare dhe partitë”, tha ai.

Pas kësaj kërkese, kreu i grupit parlamentar socialist, taulant Balla u shpreh se kushti i vetëm që ka PS është që prcesi do të jetë vetëm në nivelin e grupeve parlamentare.

“Për t’iu përgjigjur Mediut, procesi do të jetë vetëm në nivelin e grupeve parlamentare. Ky është kushti i vetëm që PS ka në këtë proces. E tillë është kushtetuta, Se çfarë bëni ju në krahun tuaj të opozitës për të ardhur një treshe kushtetuese, bini dakord ju. Edhe në Konferencën e Kryetarëve ju keni zënë vendet si kryetarët e grupeve parlamentare respektive. Opozita brenda vetes ka proceset e veta”, deklaroi Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one × 4 =