Plani për Butrintin, Tare: AADF gënjen për investimin 1.2 mln dollarë

Plani për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit ka shkaktuar debate dhe polemika. Vetë Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimi (AADF) sqaroi në një deklaratë se pavarësisht marrëveshjes me qeverinë, pronësia dhe kontrolli i parkut nuk do të ndryshojnë.

Historiani Auron Tare, i ftuar në Ora News, ka thënë se AADF gënjen kur deklaron se ka investuar 1.2 milionë dollarë për instalimin e kamerave, rehabilitimin mjedisor dhe tabelat.

Tare shprehet se ai vetë ka dhënë kontribut ne vendosjen e tabelave dhe se kamerat janë të vendosura vetëm në hyrje të parkut. Biletaria elektronike është vetëm në një godinë druri.

“AADF thotë se kanë investuar në Butrint për kamerat, reabilitim mjedisor të rrugët dhe tabelat. Unë ta them si ish-drejtor i Butrintit që tabelat i kemi bërë unë studiot e Firences. Këta thonë se kanë investuar 1.2 milionë dollarë. Unë e njeh shumë mirë Butrintit dhe ato tabela i kam bërë unë. Kamerat janë vetëm në hyrje. Biletaria elektronike është vetëm një godinë prej druri në hyrje”, u shpreh Tare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

11 − 9 =