Një ministër shqiptar në dosjen e ‘Ndragheta-s’, i afërm i një narkotrafikanti

Ndragheta, mafia më e madhe kalabreze e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, ka tashmë një të penduar i cili ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë italiane për të dhënë me emra dhe fakte, aktivitetin e grupit kriminal.

Antonio Guastalegname ka rrëfyer me emra dhe detaje se si Ndragheta ka vendosur kontaktet për të marrë dhe trafikuar drogë. Teksa i rrëfehej prokurorit të Antimafias, Antonio Di Bernardo, i penduari i drejtësisë tregoi se kontaktet që pasur me disa nga togerët kryesorë të bosëve të ‘Ndrangheta del Vibonese’ por edhe me trafikantët e armëve dhe drogës.

Në deklaratën e tij para drejtësisë italiane, Guastalegname përmend edhe një ministër të qeverisë shqiptare që sipas tij ka dhënë garanci për kalimin me lehtësi të sasisë së drogës që transportohej, raportojnë mediet italiane.

Guastalegname e ka cituar disa herë zyrtarin e lartë të qeverisë shqiptare, duke theksuar se mund të jetë një ministër i Drejtësisë ose ministër i Brendshëm. Sipas tij, garancinë në emër të qeverisë shqiptare ia ka dhënë një person me emrin Eduard ose Robert, që Guastalegname pohon të jetë Robert Lazaj i afërm me zyrtarin e përmendur në dosjen hetimore.

“Më propozoi që t’i shisja drogat e tyre direkt, pa ndërmjetës, në stadiumet piemonte dhe për të më joshur theksoi lehtësinë me të cilën ata mund të organizonin importet e barit duke u mbështetur në ‘mbështetjen e qeverisë shqiptare’ në sajë të së cilës ata mund të trajtonin tufa të mëdha pa frikën e kontrolleve. Konfirmoj se ky është personi të cilit i referohesha dhe është i afërm i ministrit të qeverisë shqiptare, të cilët siguruan mbulim në këto tregti”, është shprehur i penduari i ‘Ndragheta-s’.

Gjatë rrëfimit para Antimafias, Guastalegname citon edhe Valerio Navarra, i konsideruar nga hetuesit si shumë i afërt me bosin e Zungri, Antonio Giuseppe Açorinti. Navarra, siç raporton i penduari, kishte kontakte me subjektet shqiptare.

“Ky i fundit kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare, nëse më kujtohet mirë subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm ose në çdo rast një figurë e rëndësishme politike shqiptare”, thotë Guastalegname.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two × four =