Nicki Minaj shkëlqen në dukjen me dekolte të hapur në “Met Gala 2022”

Nicki Minaj u rikthye me stil në “Met Gala 2022”, pasi humbi eventin e vitit të kaluar për shkak të politikës së saj të ndryshme për COVID-19 .

Reperja e “Pink Friday” veshi një fustan të zi me tyl dhe pupla nga “Burberry”, të cilat ajo zbuloi se ishte shumë i vogël dhe e ngushtë për gjoksin e saj.

“E vetmja gjë e paplanifikuar në pamjen time është gjoksi që më del jashtë, sepse më kanë bërë madhësinë pak të vogël”, tha në tapetin e kuq bukuroshja, e cila bashkëpunoi me stilistin Riccardo Tisci, shkruan DailyMail.

Image

Nicki Minaj

“Kënaquni me këto gjëra, sepse nuk do ta shihni më kurrë”, shtoi ajo me shaka.

Këngëtarja e “Super Bass” duke e mahnitshme në veshjen me kristale që mbulonin gjoksin, krahët dhe fytyrën dhe duke i shtuar pak sportivitet e veshur një kapele të zezë bejsbolli.

Image

Nicki Minaj

Poshtë fustanit ajo kishte veshur një palë pantallona lëkure të zeza me çizme me taka të larta.

Beli i zbukuruar i muzikantes ishte mbërthyer me një rrip të madh argjendi, teksa flokët e saj të gjata dhe të zeza ishin të veshura në një stil të hijshëm, dhe u lënë në shpinë poshtë kapelës së saj, ndërsa vendosi makijazh me nuanca të lehta.

Këngëtarja mori pjesë për herë të fundit në ngjarjen në vitin 2019. Në vitin 2021 ajo anashkaloi natën më të madhe të modës duke përmendur si arsye politikën e tyre të vaksinimit kundër COVID-19.

Image

Nicki Minaj

“Ata duan që ju të vaksinoheni për Met”, tha ajo në një postim në Tëitter nga shtatori 2021.

“Nëse unë vaksinohem, nuk do të jetë për Met. Do të jetë sapo të ndjej se kam bërë mjaft kërkime. Unë jam duke punuar për këtë tani”, kishte deklaruar reperja.

Kodi i veshjes i këtij viti në “Met Gala” ishte ‘glamur i praruar’ për t’iu përshtatur temës ‘Në Amerikë: Një Antologji e Modës’, një vazhdim i vitit të kaluar ‘Në Amerikë: Një Leksikon i Modës’

Leave a Reply

Your email address will not be published.

14 + eighteen =