Nga Eurostat Aplikimet për azil/ Minorenët shqiptarë rekord në Rajon

Në vitin 2021, shtetet anëtare të BE-së i dhanë statusin e mbrojtjes 267 360 azilkërkuesve. Sirianët dhe afganët ishin shtetasit që morën numrin më të madh të statusit të mbrojtjes.

23 255 aplikantë për azil ishin të mitur të pashoqëruar, duke u rritur me 72% rritje krahasuar me vitin 2020 (13 550).

Eurostat bën me dije se midis 267 360 azilkërkuesve, 50% iu dha statusi i refugjatit, 30% iu dha mbrojtje ndihmëse, ndërsa 19% morën mbrojtje humanitare.

Përqindja më e lartë e personave që morën statusin e mbrojtjes u regjistrua në Gjermani (33% e totalit të BE-së), përpara Francës (17%), Italisë (12%), Spanjës (8%), Austrisë dhe Greqisë (të dyja 7%).

Mes 23 255 të miturve të pashoqëruar që kërkuan azil në vitin 2021, shumica (93%) ishin meshkuj. 68% ishin të moshës 16 deri në 17 vjeç, ndërsa ata nga 14 deri në 15 vjeç përbënin 23% dhe ata të moshës nën 14 vjeç 9%.

Sa i përket aplikimeve të bera nga minorenët shqiptarë, numri ka ardhur në rënie. Eurostat bën me dije se në vitin 2021 u shënuan 70 aplikime për azil nga fëmijët e pashoqëruar shqiptarë, duke qëndruar afro në të njëjtat shifra me 2020-ën (75).

Megjithatë, në raport me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria vijon të mbajë rekord. Në 2021, Maqedonia e Veriut kishte 5 aplikime, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë Hercegovina nuk kishin asnjë dhe Kosova regjistroi 20 aplikime nga fëmijët e pashoqëruar.

Belgjika ishte shteti më i preferuar për aplikimet e minorenëve shqiptarë, me 25 të tilla, të ndjekura nga Suedia, Greqia dhe Gjermania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two × four =