Narrativa e tipologjisë së politikanëve tanë

Prolog

Në se do të operojmë retrospektivën e politikanit shqiptar,duke filluar nga mesjeta e vonëëshme e epokës së Skënderbeut e deri më sot,do të dallojmë vecoritë me tipologjitë e tyre,Brënda këtyre profileve do të ndeshemi me nivelin intelektual,raportet në mjediset shoqërore sipas epokave,rrugëtimin drejtë karierës,por edhe ngjashmëritë e tyre mahnitëse, me tiparet psikoanalitike,që i përkufizon testi i psikologut të kriminalistikës,kanadezi Robert Hare.Sipas librit të tij njerzit i inkriminuar janë nekrofilë,sepse veprimet negative burojnë nga qënia e tyre si të tillë.Sipas dokumenteve dhe kronologjisë historike të veprimtarisë së tyre,ata nuk ndërtuan përgjegjshmërinë dhe sedrën nacionale,por u kthyen në heronj për grupe të caktuara,për bindje fetare dhe politike.Jemi i vetmi komb në Evropë,ku një tradhëtar mund të përceptohet si hero,kurse heroi si tradhëtar,të cilët u kanë shërbyer me syze obskurantiste shteteve me të cilat kanë mbajtur lidhje.Në se do të bënim një krahasim me ngjarjet e fundit,me ato syze AlQaida kërkonte të istalohej në Shqipëri,e cila rrëzoj përmendoret e Budës në Afganistan,duke shpërbërë kështu imazhin kolektiv.Por një shëmbull për Evropën që nga viti 1906,ka qënë kleri katolik Frances,i cili e ka të ndaluar të deklarohet për ngjajet politike,Ndërsa trekëndëshi i Patriarkanës Ortodokse Moskë-Athinë-Beograd,vazhdon të jetë pjesë e bekimeve për vendimarrjet politike.Mos frenimi i tyre për t’i orientuar tek rruga e zotit,do të bëjë që të mbetemi të armiqësuar si rajon,nga këta kultivues të nacionalizmit barbar.

Skënderbeu

Që nga çlirimi osman e këtej,kemi grupe enklavash,individë me bindje e botkuptime të ndryshme, që heroin tonë kombëtar e veshin me etni sërbe sipas orekseve të tyre. Por e vërteta është nga që  konstatojhet dhe argumentohet,se heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka shtrirje më të madhe mirnjohje dhe pranimi. Ai mbetet shëmbëlltyra e kombit tonë, me të gjithë madhështinë e famës dhe emrit të tij. Pala që flet me gjuhën e mohimit të etnisë së tij,niset nga segrecioni kulturor i shkollës orientale ku ai u edukua. Kështu këta spekullatorë të historisë e syrgjynosin atë në Sërbi, megjithse ai nuk mbrojti muret e Kalamegdanit por erdhi menjeherë në mbrojtje të Krujës dhe mureve të kalasë së saj. Por me gjithe trillimet që i janë bërë personalitetit të tij,nga propaganda Sërbe por edhe individë të etnisë shqiptare,duke e satanizuar mbrojtjen e tij spas logjikës së tyre, ai për shqitarët e të gjithë trevave mbetet shtylla kryesore e kombit tonë. Këto koka pseudoshkencore, prodhuan edhe mendime se Perandoria Osmane ishte NATO e mesjetes. Por e vërteta është se populli megjithë rezistencën që u bëri osmanëve, një pjesë e mirë e tyre u arratis në drejtim të Italisë, si gjatë pushtimit edhe pas largimit të otomaneve. Skënderbeu ngriti lart në botë imazhin e vëndit të shqiponjave, duke u bërë kështu protagonist i qindra librave,të cilët u shkruan për rrolin që luajti në mbrotje të krishtërimit evropian, u shkruan opera,drama,romane,poezi,u xhiruan filma, u bënë piktura,u emërtuan sheshe në shumë vënde të botës me emrin e tij, si dhe u vendosën statuja. Sikur ajo perandori të kishte mbijetuar, ne sot nuk do të kishim fatin për të gëzuar të drejtat themelore nacionale.

Ahmet Zogu

Ishte një mediokritet i madh dhe karierist kokëngjeshur, që ju përkushtua vetëm oborrit të tij. E vetmja gjë që solli gjatë sundimit të tij,ishte ndërtimi i parë i administratës.Këtë mësim e mori nga Lugji i IV i shek.të XVIII, ndërsa Zogu do ta ndërtonte atë në shek.e XX, pas ardhjes në pushtet me mbarimin e Luftës së Parë Botërore. Por pas rrëzimit të tij nga pushteti, me ardhjen e Nolit në krye të qeverisë, Ahmet Zogu shkoj si azilant politik tek mbretëria sërbe e Pashiqit, me të cilin nënëshkroj aktin më të turpshëm në historinë e Shqipërisë me 16 pika, ku e vinte Shqipërinë në kontrollin e tij. Për të rrëmbyer pushtetin nuk zgjodhi rrugën dinjitoze,por me ndihmën e Pashiqit që e shoqeroj me 4 mijë bajoneta sërbe, si dhe 500 luftërarë nga Mati, malazezë, bjellorusë, si dhe shqiptarë nga viset e tjera të ish-Jugosllavisë. Për këtë pakicë që e shoqëruan dhe nostalgjikët e ditëve të sotme, ai mbetet hero dhe kryesisht për adhuruesit e Esat Pshë Toptanit, nga fisi i të cilit vinte dhe nëna e tij. Por Ahmet Zogu për marrjen e pushtetit, do t’i ofronte edhe Egjiptit një konfederatë me Shqipërinë. E vuri Shqipërinë nën hyqmin e qeverisë italiane të Benito Musolinit, mori 1/3 e thesarit dhe e la Shqipërinë në mëshirë të fatit. Kështu ai u bë përcues i mentalitetit me traditën e shqiptarit në Perandorinë Osmane,që jeton akoma brënda politikanëve tanë. Ai e dëmtoj shumë i mazhin e Shqipërisë,duke e lënë popullin në shifrat 90% analfabet, por me e keqja ishte se ai u la shqiptarëve metodologjinë e karierës, se si mund të vish në pushtet, si ruhet pushteti absolut dhe si vidhet shteti.

Fan Noli

Do të konsiderohet si personaliteti më i shquar i kombit tonë,me tre tituj doktorature,intelektual me plot kuptimin e fjalës dhe i jashtëzakonshëm,që nuk krahasohet me asnjë pasardhës si figurë shteti deri në ditët e sotme.Ai rrëzoj salep Sulltanin sic e quante  Ahmet Zogun,por duke qënë tepër humanist me prirje peërndimore,ishte i padjallëzuar dhe i pa stërvitur për intrigat politike.Duke mos qënë i lidhur me mbretëritë fqinje sic kishin bërë Toptani e Zogu,qe edhe paguheshin nga ato për shërbimet që u bënin,ai nuk e pati mbështejen e tyre. Ai nuk mendonte për të mbetur i përjetshëm në pushtet,as se do ta shpallte ndonjëherë veten mbret. Përpjekjet e tij për demokratizimin e Shqipërisë mbetën utopi.për vetë gjëndjen katastrofike që sundonte kudo.Nuk arriti të zbatonte idetë progresiste të tij për demokracinë,megjithatë për cfarë kërkonte të bënte si një intelektual dhe humanist i rrallë, meriton nderim dhe respekt.Megjithse shkroj pak poezi,e bëri Shekspirin të flasë shqip,mbetet ndër poetët dhe përkthyesit më të mëdhenj në Shqipëri. Pas Skënderbeut ishte shqiptari i parë,që u përpoq t’i shërbejë popullit pa asnjë lloj interesi dhe lavdie, për ta ngritur në kult. Kontriuboj më shumë me veprën intelektuale, duke mos mundur t’u bëjë ballë intrigave politike.

Enver Hoxha

Që në fillesat e tij në politikë për krijimin e PKSH,do t’i qëndronte si dado politika sërbe.Ky qëndrim do të garantonte mbetjen e Kosovës brënda Sërbisë,megjithë demagogjnë e tij fals në marrdhëniet me ish.Jugosllavinë.Kjo politikë e faljes së teritoreve për karierë, u shndërrua në traditë sipas parardhësve,ashtu sic bëri Esat Pasha dhe nipi i tij  Ahmet Zogu. Duke u hedhur degë me degë nga Jugosllavija tek Rusia e më në fund tek Kina,vënde të politikave diktatoriale, bëri që obsesioni për pushtet,të pengojë demokratizimin e vëndit, nga që kishte alergji për perëndimin, sepse vetëm diktatura i siguronte atij qeverisje deri në fund të jetës. Duke u shkëputur me të gjitha vëndet diktatoriale,nga që nuk i pëlqenin alternativat e ndryshimit të vijës ppolitike, ai e izoloj plotësisht Shqipërinë duke e kthyer në një burg të madh. Kjo teknologji i konvenonte fqinjve,politikën e tij jashtë planetare dhe mizore. Megjithse nuk e shpalli veten mbret si Ahmet Zogu,ai do të sundonte si monark absolut,duke përdorur lloj lloj mënyrash për privimin e lirisë së individi deri në fund të jetës së tij. Politika për ndërtimin e socializmit me forcat tona, bëri që Shqipëria të ruajë vëndin e fundit në Evropë,që edhe sot nuk po del dot nga gjëndja e trashëguar. Me një arsim calaman të papërfunduar, arriti t’i bindë shqiptarët për rrugën e tij, ku në vënd të lugës së floririt u la në dorë mjerimin dhe varfërinë. Dijet e tij i përdori më shume se në cdo fushë tjetër, për ruajtjen e pushtetit të tij absolut.

Sali Berisha

Si nxënës i zellshëm i diktatorit më të ashpër në historinë shqiptare, figura e tij është një dosje e zezë voluminoze për demokracinë.Ashtu si edhe Enveri që për krijimin e PKSH, u ndihmua nga përfaqësuesit e politikës jugosllave,Saliu pa asnjë meritë me ndihmën e UDB,përfundoj në krye të PD duke shmangur kandidatët për kreun e saj. Kështu përfundoj marioneta e Ramizit,tek shprehja e popullit tonë; “bëmë baba të të ngjaj”. Ai nuk e lau asnjëhërë dorën që takonte Enverin, gjatë shërbimit në bllokun e kuq. Me zvarritjet e tij prej skllavi për të zënë një vënd në bllok si mjek,ai mbulonte nga ana tjetër veprimtarinë e tij në shërbim të UDB,nga që kishte krijuar besim si nbashkëpuntor i sigurimit famkeq. Me këto zvarritje ai do të shpërblehej me një specializim në Paris, që për atë kohë ishte privilegj i madh,aq sa sot me një fluturim kozmik. Të vjen cudi se si vazhdojnë t’i besojnë këtij njeriu,kur të gjitha lëvizjet dhe veprimtaria e tij ka qënë dhe mbetet anti-demokratike. Me këtë veprimtari ku në qëndër kanë qënë interesat e tij familjare e klanore,nuk ka dëmtuar vetëm Shqipërinë por edhe Kosovën. Nuk e di se sa janë të informuar kosovarët, por veprimtaria e tij kundër tyre fillon me spiunimin e antarëve të lëvisjes “Kosova Republikë” tek agjentët e UDB. Në kohën kur Kosova po shtypej barbarisht nga Sërbia, ndërsa Bosnja masakrohej, Saliu thyen embargon e naftës të vendosur nga OKB dhe i jep Miloshevicit 600 ton naftë në ditë,nëpërmjet liqenit të Shkodrës me organizatën “Shqiponja” të ngritur prej tij. Ai do të ndikonte në arrestimin e Adem Jasharit, në manipulimin e Rugovës dhe do ta quante UÇK organizatë terrorriste. Në vënd të reformave demokratike,ngriti perandorinë e krimit dhe korrupsionit se bashku me Ilir Metën, ku në Shqipëri mbillej më shumë kanabis sativa se sa drithëra buke.Për të rregulluar marrdhëniet me Greqinë, nënëshkroj 14 ligje e VKM në vafor të saj,por mbi të gjitha edhe faljen e një pjese të sovranitetit detar. Për të qëndruar në krye të partisë dhe të shtetit,i pushtuar nga epshi patologjik dhe i sëmurë psiqik me kartele në Austri, ai në vënd të demokracisë kultivoj autarkinë dhe sundimin absolut në qeverisjen e vëndit. Në të gjitha ngjarjet tragjike në Shqipëri, është dora e gjatë që shtrihej kudo, nëpërmjet urdhërave dhe veprimeve të veglave mafioze në shërbim të tij. I përligjur gjithnjë nga e keqja, që ka hedhur rrënjë në zorrët e barkut të tij, ai ka sakrifikura gjthcka për interesat e veta. Vuajtjen e cmëndurisë së tij, po e vuan e gjithë Shqipëria, por edhe partia e shkatërruar prej tij. Për interesat e veta ai ka luajtur dhe po luan akoma bixhos me shqiptarët,pa marrë parasysh se loja e tij ka përfunduar me turp. E megjithatë sikur të mos ketë ndodhur asgjë,bashkë me mbështetësit fanatikë, po lufton me të gjitha mjetet edhe kundër ndërkombëtarëve, që të rikthehet në krye të partisë dhe të shtetit,duke mos dhënë asnjëherë llogari për krimet e tij. Në se sot ai do ishte në burg, është politika e kriminalizuar dhe mungesa e drejtësisë, që ky njeri vazhdon të mbajë peng Shqipërinë dhe të shkatërrojë demokracinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

10 − one =