Liverpool në finale, “The Reds” kërkojnë fitore ndaj Realit

Liverpool është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. ‘Të kuqtë’ mposhtën Villarrealin në El Madrigal me rezultatin 2-3.

Spanjollët e Villarreal ishin të parët që shënuan në minutën e 3’ me golin e Gia, për t’u pasuar më vonë pak para mbylljes së pjesës së parë në minutën 41’ nga goli Coquelin.

Liverpool e zhbllokoi sfidën në minutën e 62’ me një gol nga Fabinho. Diaz dhe Mane çuan në avantazh ‘të kuqtë’ të cilën morën biletën e finales. Një karton i kuq për Capoue do ta linte Villarrealin me 10 lojtarë në fushë.

Në përfundim të sfidës, Mohamed Salah deklaroi se kërkon të përballet me Realin e Madridit në finale.

“Dua të luaj me Madridin. Duhet të jem i sinqertë. City është një ekip vërtet i vështirë, ne luajmë kundër tyre disa herë këtë sezon. Por nëse më pyesni mua personalisht, unë do të preferoja Madridin”, u shpreh Salah.

Salah ka një histori shumë personale me Madridin në skenën më të madhe. Madridi mundi 3-1 Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve 2018 pasi Salah u detyrua të largohej në pjesën e parë për shkak të një dëmtimi në shpatull pasi u tërhoq zvarrë në tokë nga kapiteni i atëhershëm i Madridit, Sergio Ramos.

Kujtojmë se Real Madrid luan sot shansin e fundit për në finalen e Champions League përballë Manchester City-t. Ndeshja e parë e gjysmëfinales u mbyll 4-3 për ‘cityzens’. Sot në Bernabeu, madrilenët kërkojnë biletën e finales dërsa Manchester titullin e parë në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two + 3 =