Kulluri tërhiqet nga gara për kreun e PD

Një ditë më parë, Komisioni i Rithemelimit njoftoi 7 majin afatin e fundit për dorëzimin e kandidaturave për kreun e ri të PD, proces zgjedhor i cili do të mbahet më 22 maj.

Edvin Kulluri është tërhequr nga kandidimi për kryetar të PD. Në një postim në Facebook, Kulluri shkruan se parimet e vendosura nga ana e Komisionit të Rithemelimit, bien ndesh me ligjin dhe rregullat e statutit.

Kulluri shton më tej se 22 maji nuk ka asgjë ndryshe nga zgjedhjet e 13 qershorit. Kujtojmë se kandidaturën për kreun e PD, përveç Kullurit, e kanë deklaruar edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe Fatbardh Kadilli.

Postimi i plotë:

Te dashur miq! Dje u njoha me vendimin e nje Komisioni Zgjedhor te vete emeruar pa vendim te Keshillit Kombetar si organ i zgjedhur, qe shpalli procedurat per zgjedhjet per Kryetar te PDSH!

Meqenese para disa muajsh shpalla vullnetin per te kandiduar per Kryetar te PDSH, konstatoj se: 1) Komisioni Zgjedhor eshte anti-statutor; 2) afati per “primare” prej 2 javesh eshte i njejti me afatin e vendosur nga Lul Brava qershorin e kaluar, duke mos u lene kohe kandidateve per te bere fushate; 3) ne kete Komision ka anetare te njejte nga ata qe vodhen vota per Lul Braven duke e bere kete proces po aq te pabesueshem; 4) nuk ka serish asnje transparence per listat e anetaresi se PDSH; 5) kandidatet nuk jane pyetur per perberjen e Komisionit, sipas parimit te shokut Stalin “populli voton, votat i numerojme ne”; 6) zgjedhjet po mbahen nderkohe qe PD eshte e percare me keq se 1 vit me pare!

E vetmja gje qe ndryshon nga zgjedhjet e vjedhura ne 13 qershor me keto te 22 majit eshte se po kalojme nga “Lul Brava” tek “Doktor Dryni”!

Fatkeqesisht PD dhe demokratet po tallen dhe neperkemben po njesoj prej te pakten 5 vitesh duke i privuar nga debati i lire, vota e lire dhe perfaqesimi!

Propaganda e 11 dhjetorit per “primare” e “sovranitet” vote rezultoi vecse propagande duke zhgenjyer per te disaten here demokratet e ndershem dhe opinionin publik!

Per keto arsye, vendosa te mos behem pjese e kesaj farse te shemtuar zgjedhore duke u terhequr nga kandidimi per Kryetar te PDSH me keqardhjen e dikujt qe lufton prej 5 vitesh per demokratizim real te PDSH dhe jo uzurpim te karriges se Kryetarit dhe strukturave lokale dhe qendrore!

Me shpresen se Grupi Parlamentar i PDSH si i vetmi organ legjitim do te beje perpjekjet maksimale per te nxjerre partine nga kriza me e rende ne 32 vite histori, mbetem me shpresen se ka ende nje te ardhme per opoziten!

I uroj Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarit te vete-emeruar “suksese ne jete” dhe demokrateve durim dhe besim tek rivendosja e demokracise ne Partine Demokratike!

Me respekt, Edvin Kulluri!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 × 4 =