Kryeministri Rama padit Brisida Shehajn me 1 milion lekë dëmshpërblim, (ARSYEJA)

Brisida Shehaj, ish-drejtoresha e Tatimeve, aktualisht nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim është “shënjestra” më e fundit e kryeministrit Edi Rama në listën e padive të tij për “shpifje”.

Padia e firmosur nga kreu i qeverisë kundër asaj që kur drejtonte Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve e nderoi me çmimin “Bleta e artë”, është depozituar në Gjykatën Civile të kryeqytetit pak ditë më parë.

Burime pranë Gjykatës bënë me dije së në padi kryeministri Rama pretendon të jetë dëmtuar nga deklarime të bërë nga Shehaj në 10 mars 2022 në një video-postim në profilin e saj në Instagram pas lajmërimit qeveritar për ngritjen e bordit të transparencës për çmimin e naftës.

Duke i cilësuar si shpifëse dhe të pabaza disa nga deklarimet e Shehajt, Rama kërkon të dëmshpërblehet me 1 milion lekë prej saj.

Pas regjistrimit në gjykatë shorti elektronik ka përzgjedhur gjyqtaren Teuta Hoxha për shqyrtimin e padisë, ndërkohë që ende nuk ka është caktuar një datë për seancën e parë.

Prej vitit 2018, kur u zotua për të mos kursyer paditë për shpifjet kundër tij, Rama ka depozituar më shumë se 20 padi në Gjykatën e Tiranës, me palë të paditur kundërshtarët e tij politikë. Deri më tani ai ka fituar një përballje me Sali Berishën dhe ato me Jorida Tabakun e Arben Imanin, ndërsa paditë e tjera janë ende në shqyrtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

nine − 2 =