Klosi: Patronazhistët janë element statutor i PS

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka deklaruar se patronazhistët të njohur prej zgjedhjeve të 25 Prillit, janë një element i statutit të partisë.

Duke folur për “Radari Informativ” në Abc News, Klosi sqaroi rolin e patronazhistëve duke garantuar se asnjë nga votat e qytetarëve nuk është bërë publike.

“Patronazhistët janë një element statutor i PS-së. Ka pasur shumë diskutime dhe komente të tipave të ndryshme. Patronzhistët janë mbështetës të PS në një zonë të caktuar, në një qendër votimi të cilët përpiqen që të thithin opinionin publik në këtë qendër votimi, të ndahen në mënyrë të strukturuar për të vlerësuar mbështetësit tanë, votuesit tanë, për t’i asistuar në procesin e votimit, pra për të lehtësuar votën e PS-së. Ky është patronazhisti. Votën tuaj të fshehtë nuk e di asnjeri”, tha Klosi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

nine − two =