Jooo! Çfarë po ndodh? Përplaset një tjetër autobus në Tiranë

Një tjetër aksident me autobus ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Tre aksidente në 6 ditë, një rekord sa i përket autobusëve të Tiranës, drejtuesit e të cilëve duket se u ka rënë dielli në kokë ende pa nisur vapa.

Pas aksidentit të 29-prillit ku autobusi i Unazës “Green linee” i cili përfundoi në Lanë duke marrë para dhe një automjet tjetër, një tjetër autobus ai i linjës “Qytet Studenti” do të përplasej me stacionin ditën e hënë të kësaj jave, ndërsa sot radhën për tu përplasur e ka patur autobusi i linjës “Kristal-Qendër”.

Aksidenti ka ndodhur pranë “Stacionit të Trentit”, nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë në vendngjarje shihet që ka mbërritur edhe karotreci, i cili ka larguar autobusin, për të liruar trafikun.

Foto/ Çfarë po ndodh? Përplaset një tjetër autobus

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one × 4 =