Gjyqtari belg: Mafia shqiptare është forcuar, po korrupton zyrtarët e lartë

Gjyqtari belg Michel Claise ka folur për aktivitetin e mafies shqiptare në Belgjikë dhe kryesisht në Bruksel. Në një intervistë, ai ka thënë se kriminelët shqiptarë kanë korruptuar zyrtarët e lartë dhe e kanë forcuar aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm.

“Shoqëria jonë është e kalbur nga korrupsioni”, tha gjyqtari, ndërsa shtoi: “Organizatat kriminale shqiptare ishin tashmë aty, në Bruksel, Belgjikë dhe në pjesën tjetër të Evropës. Por teknologjia dhe tregtia kanë evoluar dhe shkalla e krimit është rritur.

Vetëm aparati qeveritar belg nuk zhvillohet bashkë me krimin. Ka një korrupsion të konsiderueshëm, së fundmi kemi arrestuar një zyrtar nga Komisioni Francez i Komunitetit (Cocof), si dhe shtatë zyrtarë të një komune. Kjo ndodh gjatë gjithë kohës. Po shkojmë gjithnjë e më shumë drejt kriminelëve”.

Ai ka theksuar nevojën për të luftuar krimin financiar. Gjithashtu ka ngritur si shqetësim se numri i gjyqtarëve është shumë më i ulët se ai i çështjeve që presin për t’u gjykuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

three + 9 =