Gjermania pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian

Qeveria e Gjermanisë ka konfirmuar se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti gjerman Knut Abraham, tha se ka pyetur ekzekutivin e tij, nëse do ta mbështeste aplikimin e Kosovës për anëtarësim dhe se përgjigjja ka qenë pozitive.

Abraham publikoi një letër, ku, mes tjerash, thuhet se Qeveria Federale e Gjermanisë “mbështet anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Është e rëndësishme të qëndrojmë në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës”.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë. Qeveria e Kosovës ka thënë më herët se planifikojnë që së shpejti të aplikojnë për anëtarësim në këtë mekanizëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

9 + 15 =