Revista Forbes ka shpallur listën e sipërmarrësve më të suksesshëm për kategorinë “Under 30”.
Pjesë e listës është edhe një shqiptar, Dean Çelaj, themeluesi i platformës Akademi.al. Platforma në fjalë u prezantua në vitin 2019 në kohën kur e gjithë bota ishte nën izolim pas shpërthimit të pandemisë Covid-19.
Akademi.al u ideua për të ndihmuar nxënësit dhe mësuesit për zhvillimin e mësimit në kushtet e pandemisë. Asokohe tre qeveritë shqiptare, e Kosovës dhe maqedonase nënshkruan kontrata duke e bërë Akademi.al platformën zyrtare të mësimit në distancë.
“Dean Celaj themeloi Akademi.al në vitin 2019 në një përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në vendin e tij, Shqipërinë. Duke funksionuar si Khan Academy, Akademi.al publikon video mësime nga mësuesit që studentët mund t’i shikojnë falas. Kur Covid-19 goditi, Akademi.al nënshkroi kontrata me qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për t’u bërë platforma e tyre zyrtare e mësimit në distancë. Tani ka mbi 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në shqip”, shkruan Forbes për Dean Çelajn.