Evi Kokalarin e zhgënjen edhe Jozefina Topalli , s’më flet me gojë, është xheloze.

Si janë zonjat e politikës shqiptare? Për këtë u pyet Evi Kokalari në ABC News, për disa nga zonjat e politikës parë në syrin e saj.

Ajo u ndal në disa emra të vjetër, mes tyre Jozefina Topalli, dhe një emër artisti shumë e njohur në Shqipëri dhe Amerikë, Bleona Qerreti.

Për Jozefina Topallin ajo tha:

Mua nuk më përshëndet! Kur kemi pasur salutime ka ndodhur se e kam përshendetur unë atë. 

Dhe në kongres kaloi me vrap dhe nuk më përshendeti, po e them në publik sepse u çudita, nuk ka asgjë në raportin tonë, por më thonë që ky është reagimi i saj në pozicion me femrat. 

Kur ka qenë në pozicion, ka mbajtur shumë fema larg vetëm e vetëm që të dalë në planin e parë. 

Kam pas shumë simpati se është shumë e fortë dhe mund të ishte një rol dhe mund të jetë akoma një rol fantastik”.

Ndërkohë për Bleona Qerretin ajo nënvizoi se:

Mua më erdhi keq që asaj iu bë një nder, u pyet për të marrë pjesë dhe kishte thënë Po, dhe të nesërmen i tha Jo. 

Unë isha prezent, mund të kishte diskutuar me mua, mori mendimet e dikujt që nuk duhet t’i merrte nga Amerika. 

Është shumë e komplikuar por realiteti është ky që kishte thënë Po, pastaj u fut në listë. Ajo e ka ndihmur PD në të shkuarën dhe e do Sali Berishën. 

Fakti që ajo tha jo të nesërmen dhe pa folur me grupin, ishte një gabim fatal i saj, ky ishte nder për atë, që e propozuan për në Këshill Kombëtar. 

Nuk e di nëse i kanë bërë një nder tjetër kaq të madh me parë Bleonës sepse i kam ndjekur, duhet të ishte shumë më diplomatike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

sixteen − fifteen =