Evi Kokalari rikthen debatin me Bleona Qeretin: Një gabim fatal i saj. U fut në listë pasi tha “PO”

E ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, aktivistja Evi Kokalari foli edhe njëherë për këngëtaren Bleona Qereti pasi refuzoi ftesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të qenë anëtare e Këshillit.

Ndërkohë për Bleona Qerretin ajo nënvizoi se: “Mua më erdhi që asaj iu bë një nder, u pyet për të marrë pjesë dhe kishte thënë Po, dhe të nesërmen i tha Jo. Unë isha prezent, mund të kishte diskutuar me mua, mori mendimet e dikujt që nuk duhet t’i merrte nga Amerika. Është shumë e komplikuar por realiteti është ky që kishte thënë Po pastaj u fut në listë, ajo e ka ndihmuar PD në të shkuarën dhe e do Sali Berishën. Fakti që ajo tha jo të nesërmen dhe pa folur me grupin, një gabim fatal i saj, ky ishte nder për atë. Nuk e di nëse i kanë bërë një nder tjetër kaq të madh më parë Bleonës sepse i kam ndjekur, duhet të ishte shumë më diplomatike”, tha Kokalari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one + 1 =