‘Dredhi’ përmes kredive, mashtrohen bankat: Klientët nuk kthejnë paratë

Në Shqipëri ka filluar të lulëzojë një skemë e re mashtrimi, e cila është ajo përmes kredive bankare.

Vitet e fundit, është vënë re një trend në rritje i aplikimeve për kredi bankare. Janë kryesisht njerëz më një profil kriminal, të cilët aplikojnë, marrin kredi pranë bankave pro në fund nuk shlyejnë detyrimet e tyre.

Këta persona përdorin dokumente të falsifikuara për të tërhequr para nëpërmjet kredive. Vitin e kaluar janë proceduar 64 persona për këtë vepër penale, duke shënuar një rritje me gati 73% krahasuar me 2020-n.

Megjithëse rastet e mashtrimeve me kredi dhe njëherazi të proceduarit për ve[rën penale janë në rritje, sipas të dhënave nga Prokuroria e Përgjithshme, numri i të dënuarve vijon të mbetet në nivele tejet të ulëta.

Referuar të dhënave, Tirana është qarku me përhapjen më të madhe të mashtrimeve me kredi, më pas vjen Vlora dhe Fieri.

Referuar A2 CNN

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

one × two =